Aktori Jake Gyllenhaal pritet të marrë rolin kryesor në filmin me superheronj “Prophet”.
40-vjeçari ka marrë rol në filmin që do ta realizojë regjisori i hitit “Extraction”, Sam Hargrave.
Filmi është i bazuar në librin kombik nga krijuesi i “Deadpoolit”, Robert Liefeld, dhe ka të bëjë me personazhin John Prophet, një burrë që fiton superfuqi pas një eksperimenti shkencor që bëhet në të nga gjermanët në Luftën e Dytë Botërore.
Marc Guggenheim është duke shkruar skenarin nga adaptimi i librit komik, ndërkaq Jeff Robinov dhe John Graham do të jenë producentë të filmit.
“Për një kohë të gjatë ka qenë qëllimi ynë që të punojmë me Jake dhe Sam. Prandaj jemi të lumtur që më në fund do të bashkëpunojmë për këtë film unik shumë aksion”, ka thënë studioja filmike “Studio8”.
Edhe
“The Covenant” së shpejti në ekranin e madh
“Mezi presim që të shohim se çfarë do të dalë nga filmi – por do të dalë diçka e fuqishme dhe shumë emocionale”.
Aktori Gyllenhaal gjithashtu do të luajë në filmin “Ambulance” së bashku me Yahya Abdul-Mateen II. Sam do të kthehet në rolin e regjisorit për vazhdimin e filmit “Extraction” së bashku me aktorin Chris Hemsworth, i cili do të përsërisë rolin e mercenarit Tyler Rake.
Aktori i njohur hollywoodian, Jake Gyllenhaal, e adhuronte aq shumë Jennifer Anistonin, sa kishte qenë torturë për të ta realizonte një skenë dashurie me yllin e kinematografisë.
Dyshja ka luajtur së bashku në filmin e vitit 2002, “The Good Girl”, dhe në një intervistë të fundit aktori 40-vjeçar tha se nuk kishte qenë një rol i lehtë për të, për shkak se ishte adhurues i çmendur i yllit 52-vjeçar të serialit “Friends”.
Gjatë intervistës për emisionin “The Howard Stern Show”, aktori tha: “Po, ishte një torturë të realizojë skenë dashurie me të, por në të njëjtën kohë një kënaqësi e vërtetë. Pra ishte një përzierje emocionesh për mua, sepse unë isha adhurues i Anistonit për vite të tëra”.
Për herë të parë në këtë intervistë aktori gjithashtu foli për të dashurën e tij prej vitesh, Jeanne Cadieu. Deri më sot ai e ka mbajtur këtë lidhje jashtëzakonisht private. Por, i pyetur për partneren e tij, Gyllenhaal foli fjalë të ëmbla duke lënë të nënkuptohet se lidhja tashmë është bërë serioze.
Edhe
U shfaq premiera e filmit të ri aksion “Ambulance”
“Kjo është gjithçka që dua në jetë, të jem një bashkëshort dhe baba i mirë. Tani që i kam arritur shumë qëllime të jetës dhe karrierës, ndihem rehat dhe i sigurt ta them një gjë të tillë. Unë e dua Jeannen shumë dhe ajo është një person i mrekullueshëm”.
Roli i fundit filmi i Jake Gyllenhaalit është ai në filmin e zhanrit krim dhe triler, “The Guilty”. Ngjarja e filmit zhvillohet gjatë një mëngjesi të vetëm në një qendër të thirrjeve emergjente. Operatori i telefonatave, Joe Baylor, i portretizuar në film nga Gyllenhaal, përpiqet ta shpëtojë një telefonues në rrezik të madh, por ai shpejt zbulon se asgjë nuk është ashtu siç duket dhe përballja me të vërtetën është e vetmja rrugëdalje.