Showbiz

“The Covenant” së shpejti në ekranin e madh

Më herët u raportua se Guy Ritchie do ta drejtojë një film të Luftës së Dytë Botërore. Tashmë është zbuluar trileri i filmit të tij të ri me ngjarje lufte, “The Covenant”, i cili në rolin protagonist e sjell aktorin e njohur hollywoodian, Jake Gyllenhaal.

“The Covenant” është më shumë një film luftarak bashkëkohor që trajton temën e ushtrisë amerikane në Afganistan dhe konfliktin e tyre me talebanët. Jake Gyllenhaal i bashkohet një kaste që përfshin aktorë si, Dar Salim, Antony Starr, Alexander Ludwig, Bobby Schofield, Emily Beecham dhe Jonny Lee Miller.

Projekti i radhës i Guy Ritchiet ndjek rreshterin e ushtrisë amerikane John Kinley (Jake Gyllenhaal) dhe përkthyesin afgan Ahmed (Dar Salim). Pas një prite, Ahmedi bënë të gjithçka për të shpëtuar jetën e Kinley. Kur ky i fundit mëson se Ahmedit dhe familjes së tij nuk iu dha një kalim i sigurt në Amerikë siç i kishin premtuar, ai duhet të shlyejë borxhin e tij duke u kthyer në zonën e luftës për t'i tërhequr ata para se talibanët t'i vrasin.

Filmi është prodhuar nga Samantha Waite, Olga Filipuk, Robert Simonds dhe Adam Fogelson dhe Ritchie së bashku me Ivan Atkinson, John Friedberg dhe Josh Berger.

Është interesante për Ritchien të trajtojë tema më serioze, pasi regjisori bëri emër me komeditë e krimit urban të stilizuara në mënyrë agresive me filma.

“The Covenant” do të mbërrijë në ekranin e madh më 21 prill.