Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Akademia e Arteve dhe Shkencave reagon ndaj veprimit të Will Smithit: Nuk e falim

Foto: AP/Associated Press

Vjen reagimi i parë i Akademisë së Arteve dhe Shkencave, pas ngjarjes së pahijshme që ndodhi në ceremoninë e së dielës mbrëma të ndarjes së çmimeve kinematografike “Oscar”.

Pas dramës së shkaktuar gjatë transmetimit live, kur Will Smith u acarua nga një shaka e komedianit Chris Rock, drejtuar bashkëshortes së tij, Jada Pinkett Smith dhe reagoi duke e goditur me shuplakë në fytyrë Rockun, Akademia, e cila merret me organizimin e ceremoninë prestigjioze reagoi përmes Twitter, ku shkruhej: “Akademia nuk e fal dhunën në asnjë formë. Sonte jemi të lumtur t’i nderojmë fituesit të edicionit të 94-t të ceremonisë sonë, të cilët e meritojnë këtë moment të vlerësimit nga kolegët dhe adhuruesit e filmit anembanë botës”.

 

 

Ndaj veprimit të aktorit Will Smith kanë reaguar edhe disa personalitete të hollywoodit, raportoi të hënën portali “Evening Standard”.

Edhe Will Smith rrëfen periudhën e vështirë pas shuplakës në “Oscar” Showbiz Will Smith rrëfen periudhën e vështirë pas shuplakës në “Oscar”

Regjisori Judd Apatow e quajti incidentin një “zemërim dhe dhunë jashtë kontrolli”.

“Ai ka mundur ta vrasë atë. Veprimi i Willit ishte plotësisht zemërim dhe dhunë jashtë çdo kontrolli. Ata nuk janë të rinj në botën e Hollywoodit dhe komedisë, dhe i kanë dëgjuar miliona shaka në emër të tyre përgjatë tri dekadave të fundit. Willi e ka humbur mendjen. U tregua një narcisist i vërtetë”, shkruhej në mesazhin e regjisorit në Twitter.

Rreth kësaj ngjarje, komediania kontroverse, Kathy Griffin, deklaroi: “Më lejoni t'ju them diçka, është një praktikë shumë e keqe të ngjitesh në skenë dhe të sulmosh fizikisht një aktor humori. Tani të gjithë duhet të shqetësohemi se kush do të dëshirojë të jetë Will Smithi i ardhshëm, që bënë veprime të këtilla ndaj komedianëve”.

Ndërsa regjisori, Rob Reiner, tha se arsyetimet e Smithit ndaj veprimit të tij nuk vlejnë fare.

“Will Smith ia ka borxh Chris Rockun një kërkim falje publike. Asgjë nuk e arsyeton veprimin e tij. Ai është me fat që Chris nuk po ngeh padi kundër tij. Arsyetimet që i bëri sonte ishin të kota”.

Edhe Chris Rock bën shaka për shuplakën që mori nga Will Smithi: Ende më dhemb Showbiz Chris Rock bën shaka për shuplakën që mori nga Will Smithi: Ende më dhemb

Në anën tjetër, djali i çiftit hollywodian, Will dhe Jada, Jaden Smith, e shprehi përkrahjen ndaj veprimit të të atit duke e postuar mesazhin ku shkruhej: “Dhe kështu e bëjmë ne”. Më vonë e postoi një tjetër mesazh ku deklaroi: “Fjalimi i babait tim më bëri të përlotem”.

 

 

Ende nuk ka reagim nga dyshja, Will Smith dhe Jada Pinket Smith, apo aktori i famshëm i komedisë, Chris Rock. Megjithëse ndër vite, shakatë nganjëherë të pakëndshme nga komedianët janë konsideruar si të tepruara në ceremoni glamuroze, megjithatë dhuna fizike nuk gjen përkrahje apo arsyetim në komunitetin artistik.

Edhe Smith u përgjigjet njerëzve që nuk janë të gatshëm t’ia shikojnë filmat Showbiz Smith u përgjigjet njerëzve që nuk janë të gatshëm t’ia shikojnë filmat