Këngëtarja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, është bërë nënë. Ajo e solli në jetë fëmijën e parë me bashkëshortin, Jakub Kindl, të martën më 16 mars.
Lajmin e bëri të ditur çifti me postimin e fotografisë së parë familjare në rrjetet sociale, të shoqëruar me mbishkrimin: “Nuk mund të përshkruajmë këtë dashuri” dhe “Zemrat po na eksplodojnë nga dashuria”.
Nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësorë, kurse çifti ende nuk e ka zbuluar emrin e djalit.
Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl u martuan në qershor të vitit 2018 me një ceremoni glamuroze e cila u përcoll me shumë vëmendje nga publiku.
{gallery}