Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka publikuar për herë të parë disa fotografi me të birin.
“Fëmija zë një vend në zemrën tënde, për të cilin nuk e ke ditur kurrë që është i zbrazët”, ka shkruar ajo në postim.
Në fotografi shihet ajo duke mbajtur djalin që e ka quajtur Daskan.
Në një tjetër fotografi, shihet këngëtarja duke puthur këmbët e djalit, ndërkohë që bashkëshorti i saj e mban në krah.
Lajmin për lindjen e djalit e ka bërë publik më 17 korrik, derisa javë më parë është lavdëruar se emri i djalit të saj, Daskan, është i vetmi në Kosovë.


Fotografitë tjera: