Aktori fitues i çmimit “Oscar”, Adrien Brody, ka zbuluar se ka kaluar pothuajse gjashtë muaj duke jetuar i vetëm në një dhomë hoteli për t’u përgatitur për rolin e tij në shfaqjen teatrore “The Fear of 13”.
53-vjeçi ka bërë debutimin e tij në teatër muajin e kaluar me këtë shfaqje, e cila bazohet në historinë e vërtetë të personazhit Nick Yarris, një burrë që kaloi 22 vjet në pritje të ekzekutimit për një vrasje që nuk e kishte kryer.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër t’u futur sa më thellë në personazh, Brody, ka treguar se u izolua për pesë muaj nga njerëzit e afërt dhe minimizoi kontaktet sociale.
Aktori, i cili fillimisht luajti në këtë shfaqje në Londër para se produksioni të transferohej në New York, në një intervistë për revistën Interview ka thënë se është ndier i vetmuar.
“Është vetmi, sigurisht. Por unë po luaj një njeri që ka jetuar në një izolim shumë më të thellë. Ajo që përjetoj unë vetëm sa prek sipërfaqen”, ka thënë ai.
Brody ka pranuar se përvoja ka qenë “e vetmuar”, por ai beson se ishte e domosdoshme për ta paraqitur sa më saktë historinë dhe vuajtjen e Nick Yarrisit.
“Kjo nuk vjen vetëm nga përgjegjësia e këtyre katër apo pesë muajve, por nga e gjithë jeta që kam jetuar deri më sot, nga përvojat që kam kaluar dhe nga respekti për njerëzit që reflektohen në historinë dhe rrugëtimin e Nickut”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se izolimi në një dhomë për pothuajse gjysmë viti, shumicën e ditëve të javës, është pjesë e përkushtimit të tij ndaj punës.
“Është diçka e çuditshme. Ka nevojë të sakrifikosh pak rehati dhe liri për role të tilla. Nuk është hera e parë që e bëj dhe nuk do të jetë as e fundit. Mendoj se kjo sakrificë jo vetëm që sjell një performancë më të mirë, por edhe një vlerësim më të madh për jetën”, ka thënë ai.
Sipas aktorit, izolimi ishte i nevojshëm edhe për të shmangur shpërqendrimet nga gjërat e këndshme të jetës së tij personale.
“Pjesa më e madhe e kohës sime të lirë kalon duke u qetësuar dhe pushuar që të jem gati për punë. Për ta bërë siç duhet këtë punë dhe për të qenë i përgatitur, nevojitet izolim”, ka thënë ai.
Brody ka shpjeguar se roli kërkonte angazhim të madh emocional dhe fizik, sidomos gjatë provave intensive.
“Ishte një proces emocional dhe mendor, sepse nuk ke hapësirë të jesh fizikisht dhe emocionalisht prezent për gjithçka tjetër në jetën tënde. Ka role që të konsumojnë plotësisht, sidomos gjatë provave dhe përgatitjeve. Punonim 11 orë në ditë, gjashtë ditë në javë”, ka thënë ai.
Aktori ka treguar gjithashtu se ka ndryshuar shumë zakone personale gjatë kësaj periudhe.
“Kam hequr dorë nga shumë gjëra që më sillnin kënaqësi. E di sa e lehtë është të shpërqendrohesh nga historia jote, jeta jote dhe përgjegjësitë e tua. Fatkeqësisht, disa prej tyre duhet të lihen mënjanë kur je duke punuar. Gjithmonë sakrifikohet diçka”, ka thënë ylli.