Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, ka falënderuar të gjithë ata që në këtë kohë të vështirë për të i janë gjetur pranë.
Ajo përmes një postimi të gjatë në Facebok, ka falënderuar kolegët, miqtë, ata që marshuan për të në qytet, por edhe mjekët që po kujdesen për të.
Matoshi para pak ditësh, i është nënshtruar një operimi në kokë pasi iu kthye tumori.
“Fuqia e Zotit , lutjet e juaja, përkushtimi i mjekëve, m'rikthyen prapë n'jetë. Kurrë ma e përmbushun shpirtnisht nuk kam qenë. Po ju falënderoj shumë, krejt juve që m'keni shkruar prej momentit që e kam publikur lajmin. Ma bëni hallall që nuk kom mbërritur as me i lexu ato mijëra mesazhe që hala nuk po ndalen. Për momentin jam duke qëndruar larg telefonit si rekomandim i mjekut për pushim dhe qetësi absolute. Premtimin që ua dhash, e mbajta. Unë u ktheva”, ka shkruar ndër të tjera Matoshi.