“Ecim me Adrianën” është marshi i cili u mbajt këtë të martë nga sheshi “Zahir Pajaziti” e deri tek Tetatri Kombëtar.
Ky marsh, ku morën pjesë artistë e qytetarë, ishte për nder të aktores së mirënjohur shqiptare, Adriana Matoshi, e cila njoftoi një ditë më parë se pas nëntë vitesh i është rikthyer tumori në tru.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëpërmjet kësaj ecje u përçua mesazhi solidarizues i sfidës së Adrianës.
Në bluzat artistëve e qytetarëve ishte vënë mbishkrimi “të duam Adriana”.
E të hënën Adriana publikoi njoftimin për rikthimin e sëmundjes së saj. Ajo kërkoi që të gjithë ta duan veten, por edhe jetën.