Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Adriana Matoshi del nga kujdesi intensiv

Aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi, ka dalë nga kujdesi intensiv pas operimit që pati në tru, ka mësuar KOHA.

“Gjendja e saj është e mirë dhe operacioni ka qenë i suksesshëm”, ka konfirmuar për KOHËN burimi i afërt më aktoren.

Matoshi njoftoi më 29 nëntor se iu kishte kthyer tumori në kokë pas nëntë vjetësh. Kolegët dhe mbarë populli u solidarizuan me aktoren e njohur, duke u organizuar një ecje në qendër të Prishtinës.