Elsa Pataky e ka lavdëruar Chris Hemsworth, duke e përshkruar aktorin si “gati të përkryer”.
Aktorja 48-vjeçare, që i ka tre fëmijë me aktorin – binjakët 10-vjeçarë Sasha dhe Tristan dhe India Rosen 12-vjeçare – ka shkruar në rrjetet sociale duke e lavdëruar Chrisin. Ka thënë se ylli i Hollywoodit është “pothuajse i përsosur”.
“Urime Ditën e Babait për babanë që i bën të gjitha!!! Ai është pothuajse i përsosur!!! Të duam shumë! Shpresoj se të gjithë baballarët kanë kaluar një Ditë fantastike të Babait!”, ka shkruar Elsa në Instagram, krahas një serie fotografish familjare.
Chrisi gjithashtu ka postuar në fotografi të vetes, babait dhe vëllait të tij Luke, duke bërë xhiro me motoçikleta.
“Urime Ditën e Babait në Australi! Xhiro argëtuese me babanë dhe vëllain”, ka shkruar Hemsworth në Instagram.
Chris më parë ka pranuar se i pëlqejnë sfidat e atësisë. Ylli i filmit ka rrëfyer gjithashtu se kjo i ka ndryshuar pikëpamjen për jetën dhe karrierën në film.
“Mendoj se të bën më pak vetjak, sepse nuk je më i vetëm. Është edhe dikush tjetër, çka është relaksuese. Është mirë të mos e harxhosh të gjithë kohën tënde duke menduar për problemet e tua dhe thjesht kënaqem shumë duke e bërë këtë. Është më e mira”, ka thënë Hemsworth, në një intervistë për E! News.