Regjisorja e filmit të shumëpërfolur “Barbie”, Greta Gerwig, ka thyer heshtjen pasi nuk u nominua nga Akademia e Filmit për çmim Oscar.
40 vjeçja ka thënë që nuk po ndihet e mërzitur që nuk është nominuar në kategorinë regjisorja më e mirë, ndërkohë që po ndihet e zhgënjyer që aktorja Margot Robbie, që luan në filmin “Barbie”, gjithashtu nuk u nominua në kategorinë aktorja më e mirë.
“Sigurisht që doja Margot të nominohej. Por prapë se prapë jam e lumtur se do të jemi bashkë atje”, ka thënë regjisorja për prestigjiozen TIME.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç se filmi “Barbie” pati sukses të pamohueshëm kur theu të gjitha arkat filmike në shumë vend të botës, Gerwig ka thënë se ishte i paevitueshëm fakti se filmi do të bëhej hit.
“Më kujtohet kur mendoja se nëse funksionin, do të jetë sukses i paevitueshëm”, ka thënë Gerwig.
Edhe Margot pati thënë më herët se ndihet e zhgënjyer që Gerwig nuk u nominua.
“Normalisht që kam menduar se Greta do të nominohej sepse puna që ajo bëri, është një gjë që bëhet një herë në jetë. Por ka qenë një vit i pabesueshëm për të gjithë filmat”, pati thënë Robbie.
Ani pse Gerwig e Robbie nuk janë nominuar në kategori përkatëse, filmi “Barbie” është i nominuar nga Akademia e Filmit për çmimin “filmi më i mirë”.
Ceremoni e ndarjes së çmimeve “Oscar” do të mbahet më 11 mars.