Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shtëpia e Bardhë e alarmuar pas imazheve të rreme që i publikohen Taylor Swiftit

Shtëpia e Bardhë është “e alarmuar” nga ajo që i është bërë këngëtares Taylor Swift përmes inteligjencës artificiale, ka thënë zëdhënësja Karine Jean-Pierre.

Swift është bërë viktimë e fotografive dhe videove eksplicite që u krijuan nga inteligjenca artificiale dhe që qarkulluan në rrjete sociale, raportoi ABCNews.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jemi të alarmuar nga raportimet mbi qarkullimin e imazheve, imazheve të rreme, kjo është alarmuese”, ka thënë zëdhënësja Jean-Pierre.

Ajo ka shtuar se kompanitë kanë një rol që të forcojnë rregullat e tyre për të parandaluar përhapjen e dezinformatave dhe imazheve intime të pavërteta të njerëzve.

Jean-Pierre ka thënë se Administrata ka ndërmarrë së fundmi disa vendime për këto çështje, si task-forca për të adresuar ngacmimin dhe abuzimin online dhe nisjen e linjës telefonike për të mbijetuarit e abuzimin seksual bazuar në imazhe.