Këngëtarja, Taylor Swift, është shpallur “Personi i Vitit 2023” nga revista TIME, duke mposhtur një mori finalistësh që gjatë 12 muajve të fundit dominuan politikën, argëtimin dhe më shumë sfera tjera.
Revista ka shkruar se kurdo që Swift fillon të tregojë diçka, të gjithë duhet të dëgjojnë sepse jo vetëm që ka një jetë të jashtëzakonshme, por sepse ajo edhe di të tregojë histori.
Swift titullin për “Personin e Vitit” e fitoi pas shumë arritjeve gjatë vitit.

“Time Magazine: Po duam të të shpallim ‘Personin e Vitit’-... Unë: A mund ta marr macen time?”, ka shkruar Swift në llogarinë e saj në Instagram, menjëherë pasi revista publikoi lajmin.
Filmi “Eras Tour” i yllit të popit u bë një gurthemel kulturor gjatë verës.
Edhe Rezerva Shtetërore madje ka thënë se koncerti i Swift nxiti turizmin në një masë të tillë që ka të ngjarë të ketë ndihmuar në rigjallërimin e ekonomisë.
Filmi për koncertin e Swiftit ka kryesuar arkat filmike menjëherë. Distributori i filmit “AMC Theatres” ka thënë se ky film ka qenë më fitimprurësi në të gjithë historinë.
Filmi “Eras Tour” tërhoqi më shumë se 90 milionë dollarë në arkat e biletave në Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 30 milionë dollarë në nivel ndërkombëtar vetëm gjatë fundjavës së hapjes.
Pasi filmi iu bë sensacion Swift arriti statusin e miliarderes duke ju falënderuar suksesit të turneut të saj të suksesshëm si dhe shitjes së biletave.
Gjatë fundit të muajit tetor këngëtarja lansoi një ri-incizim të albumit të saj me titull “1989”. “Bloomberg” pati raportuar se fitimet nga ky album e ka shtyrë Swiftin përtej miliardit.
Ylli gjithashtu është emëruar si artistja më e transmetuar në platformën “Spotify”.
Ajo gjithashtu ishte më e shpërblyera gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të muzikës, nga televizioni “MTV”, “MTV Video Music AWARDS”.