Këngëtarja e famshme Nicki Minaj është paditur nga një dyqan bizhuterish, nën dyshimin se ajo nuk ka paguar për bizhuteritë e huazuara. Dyqani po ashtu ka akuzuar se ato nuk ishin kthyer në kohë dhe ishin dëmtuar, raporton “TMZ”.
Reperja 40-vjeçare po dërgohet në gjykatë nga dyqani “Roseark”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAkuzat janë se ajo ka huazuar disa bizhuteri nëpërmjet stilistit Brett Alan Nelson, që kishte nënshkruar kontratë me shitoren.
Roseark ka njoftuar se i është dërguar një faturë Nelsonit për dëmet e shkaktuara. Dëmet janë vlerësuar 26.239 dollarë, plus interesi.
Ndërkohë avokati i Minaj, Jordan Siev, ka thënë për “TMZ” se klientja e tij nuk është përgjegjëse dhe thotë se shitorja po e përdor atë për publicitet.
Sipas kontratës, Nelson ishte paraparë të kthente bizhuteritë brenda një jave dhe të paguante çdo dëm potencial.
U tha se nelson nuk ktheu 66 bizhuteri me kohë dhe se kur i ktheu, dy ishin dukshëm të dëmtuara: një palë vathë dhe një unazë.
Minaj mohon akuzat dhe thotë se bizhuteritë janë kthyer me kohë.