Dizajneri spanjoll i modës, Paco Rabanne ka vdekur në moshën 88-vjeçare, në Potsall të Francës.
Rabanne, emri i vërtetë i të cilit ishte Francisko Rabaneda Cuervo, u bë i njohur ndërkombëtarisht në vitet 1960.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo, pasi është pensionuar në vitin 1999, ai ishtë tërhequr nga jeta publike.
Rabanne u lind në shkurt të vitit 1934, në qytetin bask të Pasajes, provincën Gipuzkoa. Babai i tij, një kolonel republikan, ishte ekzekutuar nga trupat franceze gjatë Luftës Civile Spanjolle.
Më pas ai themeloi shtëpinë e tij të modës në vitin 1966 dhe në vitin 1968 filloi të bashkëpunonte me kompaninë e aromave “Puig”.
Në të njëjtin vit, një fustan jeshil i dizajnuar nga Rabanne u vesh nga Jane Fonda në filmin fantastiko-shkencor “Barbarella.”
Vdekja e tij u konfirmua nga një zëdhënës i grupit spanjoll Puig.