Dy reperët e famshëm, Drake dhe 21 Savage, po a lansojnë një album të përbashkët këtë javë, bënë të ditur portali “Billboard”.
Dyshja e pëlqyer e muzikës rep e paralajmëroi publikun se albumi i tyre i ri me titull, “Her Loss”, do të publikohet të premten (28 tetor).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë paralajërim ata e bënë përmes videoprojektit të sapolansuar, “Jimmy Cooks”, i cili u publikua në platformat muzikore të shtunën mbrëma, për ditëlindjen e reperit 21 Savage.
Kënga e cila është pjesë e albumit të shtatë të incizuar në studio të yllit kanadez Drake, “Honestly, Nevermind”, e shënon bashkëpunimin e fundit të dy reperëve.
Me t’u lansuar si audio gjatë kësaj vere, ajo arriti të pozicionohet në vendin e parë të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”, duke e shënuar herën e 11-të që Drake e arrin këtë sukses dhe herën e dytë që, 21 Savage, e gëzon një sukses të tillë në Amerikë.