Leonardo Di Caprio është ndarë me të dashurën e tij, Camila Morrone.
Ndryshe nga ndarjet e tjera të të famshmëve, kjo po konsiderohet si një ngjarje më ndryshe. Të paktën në rrjetet sociale, shkruan The Independent të mërkurën, transmeton Koha.net. Jo sepse njerëzit janë të fiksuar pas jetës së dashurisë së DiCaprios. Kjo po ndodh sepse për 23 vitet e fundit, jeta e yllit të “Titanikut” sa u përket lidhjeve ka ndjekur të njëjtin model rigoroz: takon një grua në të njëzetat e hershme, del me të për disa muaj ose vite, më pas ndahet me të para, ose menjëherë pas ajo arrin moshën 25 vjeç.
Ndarja me Morronen nuk e ka penguar internetin që të argëtohet shumë, duke vënë në dukje faktin se ajo mbushi 25 vjeç muajin e kaluar, që do të thotë se DiCaprio duket se po e mban kufirin e tij tashmë famëkeq të moshës.
Ai ishte në lidhje me një prej modeleve më të mëdha të të gjitha kohërave, Gisele Bundchen, derisa ajo mbushi 23 vjeç. Me supermodelen tjetër, Bar Rafaeli deri sa mbushi 25 vjeç. Një lidhje pati edhe me aktoren, Blake Lively, derisa ajo i mbushi 23 vjeç. Me supermodelen Erin Heatherton derisa ajo ishte 22 vjeç. Me supermodelen tjetër, Toni Garn, u nda kur ajo ishte vetëm 21 vjeç. Me aktoren, Kelly Rohrbach, ndërpreu lidhjen kur ajo ishte 25. Me supermodelen, Nina Agdal, u nda po ashtu kur ajo ishte 25 vjeç. Dhe tani me Morrone, kur ajo sapo ka mbushur 25 vjeç.
"Ndoshta Leonardo DiCaprio ndihet keq për të gjitha gratë që nuk mund të marrin me qira një makinë deri në moshën 25 vjeç dhe në fakt është një djalë vërtet i mirë”, ka shkruar një person në Twitter sot të mërkurën.
“19 dhjetori do të shënojë 25 vjetorin e daljes së Titanikut në kinematë amerikane,” shtoi një tjetër, “që do të thotë se i kanë mbetur edhe gati katër muaj të drejtë për të dalë në një takim me Leonardo DiCaprion”.
EdheNjë tjetër shkruajti me shaka: "Vajza që Leonardo DiCaprio do ta braktisë kur të jetë 72 vjeç, lindi sot".
Në rrjetet sociale është shfaqur edhe një fluks grash që deklaruan se shënuan ditëlindjen e tyre të 26-të me ëmbëlsira duke thënë se tani janë "zyrtarisht shumë të vjetra për të dalë me Leonardo DiCaprio".