Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Psikologia shpjegon rregullin misterioz të dashurisë së DiCaprios me 25-vjeçaret

Leonardo DiCaprio shpeshherë ka marrë vëmendje mediatike për shkak të jetës së tij kaotike kur është bërë fjalë për dashurinë. Së fundmi, këtë javë ai u nda nga e dashura e tij, modelja 25-vjeçare, Camila Morrone.

Çifti ishte bashkë për shtatë vjet, por këtë verë dyshohet se u nda dhe vazhdoi rrugën ndaras, shkroi "The Mirror" të enjten.

Nuk kaloi pa u vënë re nga fansat se ndarja u njoftua vetëm disa javë pasi Camilla festoi ditëlindjen e saj të 25-të.

Superylli 47-vjeçar i Hollywoodit, asnjëherë nuk ka bërë lidhje publike me dikë mbi 25 vjeç, për çka u raportua se ai “u frikësohet grave mbi këtë moshë”.

Fansat kanë teorizuar prej disa vitesh se aktori ndahet me femrat në momentin që ato mbushin një çerek shekulli.

Psikologia Emma Kenny së fundmi pohoi se ka një arsye të mirë pse DiCaprio vazhdon të takohet me gra nën moshën e caktuar.

Edhe Leonardo Di Caprio nxit dyshime se u frikësohet grave mbi 25 vjeç Showbiz Leonardo Di Caprio nxit dyshime se u frikësohet grave mbi 25 vjeç

“Është një çështje e pazakonshme që e lejon atë të zgjedhë që të ketë në krah këdo që dëshiron derisa të mërzitet ose të kuptojë se partnerja e tij dëshiron të kalojë në një terren më të sigurt, siç është martesa apo edhe prindërimi”, ka thënë ajo.