Gigi Hadid është parë në New York të mërkurën në mëngjes.
Supermodelja, 27 vjeçe, dukej elegante me një pulovër të gjelbër, ndërsa shëtiti nëpër vendkalimet e mbushura me njerëz të Big Apple.
Dalja e Hadid-it erdhi pak pasi u raportua se aktori Leonardo DiCaprio “i është vënë pas”, pas ndarjes së tij të fundit nga e dashura, Camila Morrone, 25 vjeç, raportoi të enjten Daily Mail.
Një burim ka thënë për Us Weekly se DiCaprio dëshiron të takohet me Hadid, megjithëse thuhet se ajo është më pak se entuziaste për këtë ide.
“Leo ia ka vënë syrin Gigi-t, por ajo nuk ka treguar interes”, pohoi burimi i brendshëm.
Burimi gjithashtu vuri në dukje se Di Caprio dhe Hadid ishin “miq”, por që modelja e famshme nuk dëshiron të ketë lidhje romantike aktorin.
Ylli i “Wolf of Wall Street” ka fituar një reputacion ndër vite për lidhjen vetëm me femra nën moshën 25-vjeçare.
Aktori ka qenë më parë në lidhje me supermodele si Gisele Bundchen dhe Bar Refaeli, të cilat janë respektivisht pesë dhe dhjetë vjet më të reja se ai.
Lidhja e tij më e fundit ishte me aktoren, njëherësh modelen, Camila Morrone, 25 vjeç, nga e cila u nda këtë vit.