Showbiz

Tom Hardy fiton medalje të artë në turneun e sportit luftarak jiu-jitsu

Aktori i njohur britanik, Tom Hardy, e ka fituar medaljen e artë në turneun e sportit luftarak jiu-jitsu, raportoi të martën portali “Female”.

Ylli i filmit “Venom” po garonte në kampionatin “REORG Open Jiu-jitsu” në Wolverhampton të Anglisë, ku arriti të triumfojë dhe ta fitojë vendin e parë në këtë sport. Ai madje me shumë krenari i postoi fotografitë e medaljes së fituar në rrjetin social Instagram.

Image

Në këtë ngjarje, Hardy po ashtu e gëzoi një djalosh gjashtë vjeçar, i cili është adhurues i përkushtuar i superheroit Venom, duke kaluar kohë dhe duke u fotografuar me të.

Carla Frost, banore e qytetit Wolverhampton deklaroi se djali i saj, Ollie, ishte shumë i lumtur që e pati rastin ta takojë heroin e tij.

“Një grua nga personeli i organizatës ‘REORG’ vendosi të në vizitojë. Dhe përnjëherë e pash në sallën sportive një burrë të sjellshëm, i cili po ecte drejt nesh. Ai instinktivisht ia dha një përqafim të ngrohtë djalit tim, duke e gëzuar atë jashtë mase. Tom është shumë i sjellshëm dhe i kujdesshëm. Gjithçka ishte surreale. Djali im është rritur duke më dëgjuar teksa flas për faktin se sa i talentuar dhe i jashtëzakonshëm është ky burrë. Ai e adhuron superheroin Venom, prandaj e di që do ta kujtojë këtë moment për gjithë jetën”.

Aktori 44-vjeçar është adhurues i madh i sporteve luftarake dhe arteve marciale. Ai madje ishte trajnuar për arte të përziera marciale për filmin e vitit 2011, “Warrior”, dhe besohet se e zotëron shiritin e kaltër në sportin jiu-jitsu brazilian.

Turneu në fjalë u organizua nga organizata bamirëse, “REORG”, e cila kujdeset t’ua mësojë jiu-jitsun personelit ushtarak ose të urgjencës të cilët kanë pësuar lëndime të rënda ose luftojnë me çrregullimin e stresit pastraumatik.

@geoffpavey tom hardy getting the arm bar at the reorg open #tomhardy #tomhardyfans #warrior #mma #ufc #bellator #jiujitsu #armbar #kimura #submission ♬ original sound - Jiujitsugeoff