Tom Hardy ka thënë pjesa e tretë e filmit aksion “Venom” ka rifilluar xhirimet tani që greva katërmujore e Screen Actors Guild ka përfunduar.
"Dua të ndaloj një moment vetëm për të falënderuar të gjitha skuadrat e deritanishme në udhëtimin nga V1 deri këtu, të gjithë aktorët dhe ekipin tonë fantastik - miq dhe familjarë, ne kemi bërë një rrugë të gjatë. Ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë argëtues ky udhëtim duke pasur gjithashtu kthesa të vështira. Por, nuk është aq e vështirë kur të pëlqen ajo që bën dhe kur e di se ke material të mrekullueshëm dhe merr mbështetje nga të gjitha anët, të një ekipi të madh të rrethuar nga njerëz të talentuar dhe të pasionuar”, shkroi Hardy të premten në Instagram.
"Dua të përmend shumë shkurt se sa krenar jam për regjisoren dhe miken e dashur Kelly Marcel. Të shikoj ty duke e marrë timonin dhe kjo më mbush me krenari, është një nder”, ka thënë ai.
Filmi ndjek Venom të vitit 2018 dhe Venom: Let There Be Carnage të vitit 2021.