Showbiz

Zoë Kravitz pendohet për komentin rreth shuplakës që Will Smith ia dha Chris Rockut

Pasi Will Smith goditi me shuplakë kolegun e tij, Chris Rock gjatë ceremonisë së çmimeve “Oscar” të këtij viti, Zoë Kravitz postoi në rrjetet sociale fotot e saj në tapetin e kuq në këtë ngjarje, me një mbishkrim ironizues.

“Ja një foto e fustanit tim në shfaqjen ku me sa duket po sulmojmë njerëzit në skenë tani”, pati shkruar ajo në mbishkrim.

Kjo duket se ka ngjallur reagime, gjë që e ka shtyrë Kravitzin të thotë se është e frikshme të kesh një mendim.

"Është një kohë e frikshme për të pasur një mendim ose për të thënë gjënë e gabuar ose për të bërë art të diskutueshëm, deklarata, mendime apo ndonjë gjë tjetër. Është kryesisht e frikshme, sepse arti ka të bëjë me bisedën. Kjo, për mendimin tim, duhet të jetë gjithmonë pika," tha ajo për Wall Street Journal Magazine. 

Duke reflektuar mbi këtë, Kravitz ka shtuar se do të donte ta kishte trajtuar ndryshe ngjarjen.