Aktorja amerikane Anne Heche nuk pritet të mbijetojë, ka thënë familja e saj, pas një aksidenti me veturë në fillim të kësaj jave që la automjetin e saj të përfshirë nga flakët, shkroi BBC të premten.
Ajo mbetet në koma dhe kishte "një dëmtim të rëndë të trurit", thanë ata.
“Ne duam t'i falënderojmë të gjithë për urimet dhe lutjet e tyre të mira për shërimin e Annes dhe falënderojmë stafin e përkushtuar dhe infermieret e mrekullueshme”, shtuan ata.
Vetura e saj u përplas në një shtëpi dykatëshe në Los Angeles javën e kaluar.
Policia tha të premten se testet paraprake të gjakut kanë zbuluar praninë e drogës në sistemin e saj - por nevojiteshin testime shtesë për të përjashtuar çdo substancë të dhënë në spital.
-
Vdiq aktorja Anne Heche, nëntë ditë pas aksidentit fatal me veturë
-
Aktorja Anne Heche në gjendje kritike pas aksidentit me veturë
-
I biri i aktores së ndjerë Anne Heche, kërkon menaxhimin e pasurisë së saj
-
Arnold Schwarzenegger përfshihet në një aksident trafiku në Los Anxhelos
-
DEA përfshihet në hetimin për vdekjen e Hayden Panettiere