Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kitaristi legjendar amerikan kolapson në skenë

Kitaristi legjendar amerikan Carlos Santana është rrëzuar në skenë gjatë një koncerti në Detroit, Michigan të mërkurën, shkruan BBC.

Personeli mjekësor e trajtoi 74-vjeçarin në Clarkston dhe më vonë u dërgua në spital.

Santana, i cili ka lindur në Meksikë, më vonë shkroi në faqen e tij në Facebook se ai harroi të hante dhe të pinte ujë, u dehidrua dhe ra në tokë.

Menaxheri i tij Michael Vrionis ka thënë se kitaristi tash është në gjendje të mirë.