Showbiz

R. Kelly do të dalë më 15 gusht para gjyqit për akuza të tjera

Këngëtari R. Kelly, 55 vjeç, do të dalë sërish para gjykatës me akuzën se posedonte imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve.

Seanca e planifikuar më 15 gusht, do të shënojë gjykimin e dytë ku ai përballet me akuza të lidhura me imazhe të tilla, pasi ai u lirua më parë në vitin 2008 për akuza të ngjashme.

Kelly - emri i vërtetë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, është deklaruar i pafajshëm.

Kjo vjen pasi superylli i viteve ‘90 i muzikës R&B u dënua të mërkurën me 30 vjet burgim nga Gjykata e Qarkut të SHBA-së në New York për organizimin e një skeme për të joshur dhe shfrytëzuar seksualisht këngëtarët e rinj aspirues dhe miturit.

Një nga viktimat e tij, e identifikuar vetëm me emrin e saj të parë Sonja, e ka përshëndetur dënimin e këngëtarit. Ajo ka thënë për “Los Angeles Times” se ka duruar vite të tëra të frikësimit nga njerëzit në rrethin e këngëtarit.

R. Kelly u dënua vitin e kaluar nga një juri për akuza të shumta të shantazhit, në lidhje me ryshfet dhe punë të detyruar.

Këngëtari, i cili mohoi të gjitha akuzat dhe planifikon të apelojë dënimin e tij 30-vjeçar, u shpall fajtor për të nëntë akuzat kundër tij pas një gjyqi gjashtë-javor në Brooklyn dhe nuk u duk se reagoi teksa dënimi i tij u kumtua.