Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

R. Kelly kërkon uljen e dënimit, i drejtohet presidentit Trump për falje të pjesshme

R. Kelly

R. Kelly

Foto: Associated Press

Reperi R. Kelly ka paraqitur një kërkesë zyrtare për uljen e dënimit të tij prej 31 vjetësh burgim, duke i kërkuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, t’ia zbusë dënimin, por jo ta falë plotësisht, ka shkruar The Guardian.

Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Robert Kelly, u shpall fajtor në vitin 2021 për një sërë veprash penale, përfshirë trafikim seksual, shfrytëzim seksual të të miturve, rrëmbim, punë të detyruar dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Sipas Rolling Stone, kërkesa e tij figuron në Zyrën e Avokatit për Falje pranë Shtëpisë së Bardhë, por nuk është shoqëruar me dokumente publike.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se bëhet fjalë për një aplikim të zakonshëm, të cilin mund ta paraqesë kushdo.

“Kjo duket të jetë një kërkesë e zakonshme e dorëzuar përmes portalit publik. Dorëzimi i saj nuk do të thotë se është në shqyrtim apo se do të miratohet. Presidenti është ai që merr vendimin përfundimtar për çdo kërkesë për falje”, ka thënë burimi.

Në muajin qershor të vitit 2025, avokati i R. Kellyt ka kërkuar një gjykim të ri dhe lirimin e menjëhershëm të klientit të tij, siç ka thënë, për arsye shëndetësore, duke pretenduar se ai vuante nga mpiksje të rrezikshme gjaku në mushkëri dhe se nuk po merrte trajtimin e nevojshëm.

Avokati ngriti gjithashtu akuza se një i burgosur, i vetëdeklaruar si supremacist i bardhë, ishte nxitur nga zyrtarë të burgut për ta vrarë këngëtarin. Sipas deklarimeve, i burgosuri më vonë hoqi dorë nga ky plan dhe e paralajmëroi vetë Kellyn.

Edhe Trumpi nuk e ka në plan ta falë P.Diddyn Showbiz 6 muaj më parë Trumpi nuk e ka në plan ta falë P.Diddyn

Pas publikimit të këtyre pretendimeve, avokati ka thënë se artisti u vendos në izolim.

“Menjëherë pasi kërkesa jonë u bë publike, Robert u fut në izolim. Ai nuk mund të kontaktojë familjen, nuk ka qasje në dyqanin e burgut dhe detyrohet të flejë në kushte ku mbi të ecin merimangat”, ka pretenduar avokati.

Deri më tani, gjykata federale në Çikago nuk ka marrë ende një vendim për kërkesën e R. Kellyt për një gjykim të ri, ndërsa kërkesa e tij për lirim me kusht është refuzuar.