Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Mbrëmje familjare për çiftin Scott dhe Jenner në “Billboard Music Awards”

E dielat mbrëma ishte një festë familjare për reperin Travis Scott dhe yllin televiziv Kylie Jenner, raportoi të hënën portali “People”.

Scott u shoqërua nga e dashura e tij miliardere dhe vajza e tyre 4-vjeçare, Stormi, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Billboard Music Awards” ku ai performoi.

Bukuroshja 24-vjeçare, Jenner, që është motra e vogël e yllit televiziv Kim Kardashian, u shfaq mahnitëse me një fustan të gjatë të ngushtë për trupi, flokët e kapura me shumë elegancë dhe aksesorët e mëdhenj në duar që ia kompletonin dukjen. Derisa Stormi simpatike e kishte veshur një mini-fustan ngjyrë të bardhë me njërin krah të zbuluar, të kombinuar me atlete të thella po ashtu të bardha.

Menjëherë pas performancës së tij, Scott u takua prapa skenës me Kylien dhe Stormin të cilat ia dhanë një përqafim të madh reperit.

 

Edhe Kylie Jenenr dhe Travis Scott më të afërt se kurrë Showbiz Kylie Jenenr dhe Travis Scott më të afërt se kurrë

 

Performanca live në ceremoninë e së dielës e shënoi paraqitjen e tij të dytë televizive, prej tragjedisë e cila ndodhi në festivalin e tij muzikor, “Astroworld”, në nëntor të vitit të kaluar dhe ku mbetën të vdekur 10 persona dhe qindra të tjerë pësuar lëndime. Incidenti në fjalë e ka mbajtur Scottin dhe familjen e tij, larg vëmendjes së publikut për ca kohë.

Siç duket, Kylie Jenner dhe Stormi Webster, kanë dashur ta shoqërojnë reperin në këtë ngjarje, për t’i dhënë përkrahje në rikthimin e tij të ngadalshëm në skenën e muzikës.

E përgjegjës për angazhimin e Travisit për të performuar në “Billboard Music Awards” është, Sean “Diddy” Combs. Të hënën, producenti 52-vjeçar deklaroi: “Lajmi i fundit. Për ceremoninë ‘Billboard Music Awards’ këtë të diel e kam bërë një kërkesë. U thash organizatorëve se dua që vëllai im Travis Scott të performojë. Unë jam producent ekzekutiv i kësaj ngjarjeje dhe më vjen mirë që NBC e pranoi kërkesën time”.

Gjatë një interviste për televizionin “Revolt” të realizuar javën e kaluar, Diddy i cili po ashtu shërbeu si prezantues i ceremonisë “Billboard Music Awards” tha: “Nuk do të ketë anulim të Scottit. Dashuria ka të bëjë me faljen... prandaj ishte e rëndësishme për mua që ai të performonte në ceremoni. Do të jetë një natë fantastike për të gjithë, këtë ua premtoj”.

Edhe Travis Scott deklaroi se ende e dashuron ish të dashurën Kylie Jenner Showbiz Travis Scott deklaroi se ende e dashuron ish të dashurën Kylie Jenner

Çifti i njohur i showbizit, Scott dhe Jenner, e kanë edhe një djalë së bashku që erdhi në jetë në fillim të këtij viti dhe emri i së cilit nuk është zbuluar ende për publikun e gjerë.

{gallery}