“The Long Night” është filmi i ri horror që vjen me regji të Rich Ragsdale.
Ai e rrëfen historinë e kryepersonazhit Grace, e cila derisa është në kërkim të prindërve të cilët nuk i ka takuar kurrë, bashkë me të dashurin e saj përfundojnë duke u rikthyer në vendin ku e ka kaluar fëmijërinë. Me të arritur atje, fundjava e çiftit merr një kthesë të çuditshme dhe të tmerrshme, pasi një kult makthi dhe lideri i tij maniak i terrorizon ata në rrugën drejt përmbushjes së një profecie të lashtë apokaliptike.
Në rolet kryesore të këtij projekti vijnë aktorët, Scout Taylor-Compton, Nolan Gerard Funk, Jeff Fahey dhe Deborah Kara Unger.
“The Long Night” tashmë ka filluar të shfaqet nëpër kinema për gjithë adhuruesit e filmave të frikshëm.
-
Filmat që do të lansohen gjatë muajit shkurt
-
Christopher Nolan zbulon ëndrrën e tij, të realizojë një film horror
-
“The Conjuring: Last Rites”, vazhdimi i fundit i filmave të njohur horrorë
-
Josh Hartnett në rolin e vrasësit serik në filmin “Trap”
-
Josh Hartnett në rolin e vrasësit serik në filmin “Trap”