Showbiz

Muzika ma ka ndryshuar jetën thotë këngëtarja Bebe Rexha

Foto: AP/Associated Press

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Bebe Rexha ka sjellë hite të shumta e bashkëpunime me artistë të ndryshëm ndërkombëtar.

Shumë projekte të saj janë bërë hite e janë pëlqyer shumë nga adhuruesit e saj.

Në një postim që Rexha e bëri në llogarinë e saj në Instagram tregoi për 3 këngët e saj që tashmë e kanë kaluar shifrën prej 1 miliardë klikimeve.

“In the Name of Love”, “Me, Myself&I”, dhe “Meant to Be” janë këto tri këngët që e bën Rexhën njërën nga artistet më të pëlqyera.

“Nuk mund ta besoj se sa shumë muzika më ka ndryshuar jetën dhe më ka ndihmuar të bëhem njeri më i mirë”, është një pjesë e përshkrimit të fotografisë ku 3 vendet e para janë zënë me këngët e Bebe Rexhës.

Poshtë kësaj fotografie janë edhe qindra komente të adhuruesve dhe kolegëve të këngëtares me prejardhje shqiptare. 

Para 24 orëve u lansua bashkëpunimi i fundit i Bebe Rexhës me artistët e njohur të skenës muzikore, si David Guetta, Ty Dolla Sign dhe artisti Julius Dubose i njohur me emrin skenik, A Boogie wit da Hoodie.

Kënga me titull “Family” vjen e kompletuar me videoklip, dhe tashmë është lansuar në të gjitha platformat muzikore përfshirë edhe YouTube.