Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Muzika ma ka ndryshuar jetën thotë këngëtarja Bebe Rexha

Foto: AP/Associated Press

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Bebe Rexha ka sjellë hite të shumta e bashkëpunime me artistë të ndryshëm ndërkombëtar.

Shumë projekte të saj janë bërë hite e janë pëlqyer shumë nga adhuruesit e saj.

Në një postim që Rexha e bëri në llogarinë e saj në Instagram tregoi për 3 këngët e saj që tashmë e kanë kaluar shifrën prej 1 miliardë klikimeve.

“In the Name of Love”, “Me, Myself&I”, dhe “Meant to Be” janë këto tri këngët që e bën Rexhën njërën nga artistet më të pëlqyera.

“Nuk mund ta besoj se sa shumë muzika më ka ndryshuar jetën dhe më ka ndihmuar të bëhem njeri më i mirë”, është një pjesë e përshkrimit të fotografisë ku 3 vendet e para janë zënë me këngët e Bebe Rexhës.

Poshtë kësaj fotografie janë edhe qindra komente të adhuruesve dhe kolegëve të këngëtares me prejardhje shqiptare. 

Edhe Bebe Rexha nominohet për herë të parë në MTV VMA si artiste e pavarur Showbiz Bebe Rexha nominohet për herë të parë në MTV VMA si artiste e pavarur

Para 24 orëve u lansua bashkëpunimi i fundit i Bebe Rexhës me artistët e njohur të skenës muzikore, si David Guetta, Ty Dolla Sign dhe artisti Julius Dubose i njohur me emrin skenik, A Boogie wit da Hoodie.

Kënga me titull “Family” vjen e kompletuar me videoklip, dhe tashmë është lansuar në të gjitha platformat muzikore përfshirë edhe YouTube.