Këngëtarja e njohur Britney Spears ka kërkuar falje për shtirjen se ka qenë në rregull në dy vjetët e fundit në postimet që ka bërë në rrjetet sociale.
“E bëra për shkak të krenarisë sime dhe isha e turpëruar t’i shpërndaja ato që po më ndodhnin, por sinqerisht kush nuk dëshiron një kënaqësi të lehtë në Instagram”, ka shkruar 39-vjeçarja.
Britney Spears ka kujtuar veprimet e nënës, e cila për hir të saj ishte shtirur se gjithçka është në rregull me jetët e tyre.
“Dua t’jua tregoj një sekret... Besoj se njerëzit duan jetë përrallash dhe nga gjërat që kam postuar jeta ime dukej se ishte e mrekullueshme”, ka shkruar krijuesja e hitit “Baby one more time”.
“Mendoj se krejt synojmë këtë lloj jete. Kjo ishte një prej qëllimeve të nënës... Pa marrë parasysh se çfarë dite e keqe ishte kur isha e re, për hir timin, motrave e vëllezërve, ajo gjithmonë pretendonte se ishte gjithçka në rregull”, ka shkruar Spears.
Edhe
Fansat ia dërgojnë policinë në shtëpi Britney Spearsit
Duke iu referuar dëshmisë, Britney ka shkruar se në bazë të raportimeve të mediave njerëzit e kanë mësuar se jeta e saj nuk është në rregull.
“Pretendimi se jam në rregull ma ka ndihmuar në gjendjen mendore”, ka thënë veç të tjerash këngëtarja.