Showbiz

Gashi kërkon festivale e koncerte

Këngëtari kosovar me famë botërore, Gashi, ka kërkuar që të rinisin festivalet e koncertet, pas më shumë se një viti ndërprerje të të gjitha tubimeve të tilla artistike, si pasojë e pandemisë me COVID-19.

Gashi ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se nuk dëshiron asgjë tjetër vetëm se të nisin këto aktivitete muzikore nëpër botë.

“Festivalet dhe koncertet, janë krejt çka dua. Në rregull? Mjaft me budallallëk!”, ka shkruar Gashi në dy postime ndaras.

Gashi ka sjellë shumë këngë dhe videoklipe viteve të fundit, në mesin e të cilave bashkëpunime me këngëtarë të famshëm.