Kim Kardashian është e hapur për të gjetur dashurinë, pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Kanye West.
Një burim i afërt i ka thënë revistës “People” se Kim, 40-vjeçare dëshiron të jetë në lidhje me dikë pasi nuk mund ta shohë vetën të vetmuar.
“Prioritetet e saj janë fëmijët dhe puna, por ajo do të dëshironte të gjente një burrë me të cilin do ta kalonte jetën”, ka thënë burimi.
Kim Kardashian dhe Kanye West janë ndarë në fillim të këtij viti, pas shtatë vitesh martesë dhe katër fëmijëve së bashku.
Reperi West thuhet se është në lidhje me supermodelen ruse, Irina Shayk që nga muaji mars i këtij viti.
Ndërkohë, burime të TMZ-së kanë thënë se Kim nuk e ka problem që ish-bashkëshorti i saj është në lidhje me Shayk. Sipas këtij burimi, ajo dëshiron që Kanye të jetë i lumtur dhe i shëndetshëm.