Showbiz

Kim Kardashian ndihet e dështuar pas ndarjes nga Kanye West

Kim Kardashian ka shpërthyer në lot duke folur për problemet me ish-bashkëshortin e saj, Kanye West, në episodin e fundit të “Keeping Up with the Kardashians”.

Duke folur me motrën e saj Khloe rreth problemeve me reperin e famshëm amerikan, Kim, 40-vjeçare, thotë se tashmë janë më të qetësuar dhe se ai meriton një grua e cila mund të udhëtojë me të çdokund, pasi ajo nuk mund ta bëjë këtë.

“Sinqerisht nuk mund ta bëjë më këtë. Ai lëviz nëpër shtete të ndryshme çdo vit, unë duhet të qëndrojë me fëmijët dhe t’i rrisë ata. Ai është një baba i mrekullueshëm dhe ka bërë një punë të mrekullueshme deri më tani”, i ka thënë motrës së saj, Kim.

Ajo ka shtuar se ndihet e dështuar për shkak se kjo është martesa e saj e tretë që po dështon.

Kim është divorcuar në muajin shkurt të këtij viti nga Kanye West, pas rreth shtatë vitesh martesë dhe katër fëmijëve së bashku.

Më parë ajo ishte e martuar me producentin muzikor Damon Thomas mes viteve 2000-2004 dhe me lojtarin e basketbollit, Kris Humphries, nga 2011-2013.