Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Emina Çunmulaj në pritje të fëmijës së tretë

Foto: Instagram/Emina Çunmulaj

Ish-modelja e njohur shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj, është shtatzënë me fëmijën e tretë të cilin e ka me bashkëshortin, Sam Nazarian.

36-vjeçarja e famshme e bëri publik lajmin e lumtur me postimin e një fotografie në Instagram, ku ajo shfaqet në një jahtë përkrahë 2 vajzave të saj, Ella dhe Mia, me ç’rast e zbulon barkun tashmë të fryrë dhe gjininë e foshnjës së tretë, që është djalë.

“Një djalë i vogël është rrugës dhe të gjithë ne po ndihemi jashtëzakonisht të lumtur”, shkuhej në mesazhin përcjellës të fotografisë.

 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

 


Çunmulaj gjithmonë e ka shprehur dëshirën për ta pasur një familje të madhe dhe me shumë fëmijë, sikur ajo në të cilën është rritur.

Bukuroshja e njohur edhe për angazhimet në fushën e bamirësisë, vazhdimisht e promovon kulturën shqiptare tek 342 mijë ndjekësit e saj në Instagram, duke filluar nga veshjet tradicionale, ushqimet të cilat i përgatit edhe për familjen e saj në Amerikë, muzikën shqiptare që e shoqëron pothuajse çdo ditë dhe shumëçka tjetër.

Emina Çunmulaj është e martuar me biznesmenin miliarder me prejardhje nga Irani, Sam Nazarian, nga viti 2015. Së fundmi ata e festuan 11-vjetorin që janë në lidhje dhe që të dy shquhen si një çift i cili e ruan me çdo kusht privatësinë e familjes së tyre.