Nicolas Cage është martuar për të pestën herë, muajin e kaluar.
Aktori 56 vjeçar ka lidhur kurorë me të dashurën e tij 26 vjeçare Riko Shibata në një ceremoni të vogël në Los Angjelos, në të cilën ishin të pranishëm edhe ish-gruaja e tij dhe fëmijët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFituesi i çmimit “Oscar” është martuar me Rikon në një ceremoni intime në një hotel, më 16 shkurt.
Cage, martesa e katërt me Erika Koike e të cilit kishte përfunduar pas katër ditësh, në vitin 2019, ka deklaruar se është i lumtur në lidhjen e tij të re.
Bashkëshortja e tij tashmë, Riko, në ceremoninë e martesës kishte veshur kostume japoneze, të punuara me dorë.