Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nicolas Cage festoi ditëlindjen e 60-të

Aktori i njohur i Hollywoodit, Nicolas Cage, ka festuar ditëlindjen e tij të 60-të në natën e ndarjes së çmimeve “Golden Globes” që u mbajt në Beverly Hilton të Los Angelesit.

Cage ditëlindja e të cilit është më 7 janar, shkoi në ngjarje bashkë më gruan e tij Riko Shibata 28-vjeçare.

Ai kishte veshur një xhaketë të stilit “tuxedo” me punim me shkëlqim metalik mbi një këmishë të mëndafshtë me ngjyrë të zezë të cilën e dekoroi me një fjongo.

Gruaja e aktorit, Shibata, kishte zgjedhur të mbulonte veshjen e saj me pantallona të zi, me një xhaketë me gëzof ngjyrë vishnje.

“Po e shoh këtë ngjarje si një ndejë të madhe për ditëlindjen time të 60-të, prandaj edhe kam veshur një xhaketë të dekoruar me ngjyrë ari metalike pasi dëshiroja të hyja në vitet e mia të arta në ‘globin e artë’ (Golden Globes)”, ka thënë aktori.

Edhe Nicolas Cage tregon pse ka menduar të tërhiqet nga aktrimi pas filmit “Dream Scenario” Showbiz 2 muaj më parë Nicolas Cage tregon pse ka menduar të tërhiqet nga aktrimi pas filmit “Dream Scenario”

Më tutje ai tregoi se ju gëzua fundit te grevës së Hollywoodit pasi po dëshiron të i rikthehet punës duke u ndjerë krenar me Unionin e Aktorëve.

“Mendoj se jemi bërë si udhërrëfyes për industri të tjera, pasi që nëse qëndroni bashkë në një mision mund t’i merrni ndryshimet të cilat ju duhen”, ka thënë më tutje Cage.

Image