Një prej legjendave të zhanrit muzikor “reggae”, Bunny Wailer, ka vdekur sot në moshën 73-vjeçare, shkruan BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuzikanti nga Kingstoni i Xhamajkës, ishte themelues i “The Wailers”, së bashku me shokun e tij të fëmijërisë Bob Marley.
Së bashku kishin arritur famën ndërkombëtare me klasiket e “reggaet” si “Simmer Down” dhe “Stir It Up”, para se Wailer të vazhdonte solo në vitin 1974.
Ai fitoi tre çmime “Grammy” dhe mori Urdhërin e Meritave të Xhamajkës në vitin 2017.
Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga ministrja e Kulturës së Xhamajkës, Olivia Grange.