Showbiz

Quincy Jones, legjenda amerikane e muzikës vdiq në moshën 91-vjeçare

Quincy Jones

Quincy Jones

Producenti i njohur amerikan, Quincy Jones, i cili ka punuar me emra të mëdhenj të muzikantëve, si Michael Jackson e Frank Sinatra e shumë të tjerë, ka vdekur në moshën 91 vjeçe.

Publicisti i Jonesit, Arnold Robinson, ka thënë se ai “ka vdekur paqësisht” të dielën mbrëma në shtëpinë e tij në Bel Air, ka shkruar BBC.

“Sonte, me zemër të thyer, duhet të ndajmë lajmin e babi e vëllai ynë, Quincy Jones, ka vdekur. Ani pse kjo është humbje e madhe për familjen tonë, ne nderojmë jetën që ai e jetoi dhe e dimë që asnjëherë nuk do të ketë një tjetër njeri si ai”, thuhet në deklaratën e familjes se tij.

Jones njihej si producent i albumit të Michael Jacksonit, “Thriller”.

Përgjatë karrierës së tij shtatëdekadëshe ai ka fituar 28 çmime “Grammy” dhe prestigjiozja “Times” e ka zgjedhur si muzikanti më me ndikim në zhanrin e muzikës jazz në shekullin 20.

Ai realizoi dhe incizoi këngën e bamirësisë që krijua në vitin 1985, “We Are The World”.

Ai gjithashtu ka kompozuar kolonat zanore të më shumë se 30 filmave, përfshirë “Heat Of The Night”, “The color Purple” dhe “The Italian Job”.