Billie Eilish ka zbuluar lidhjen e saj sekrete.
Artistja e njohur ka qenë në lidhje dashurie me reperin, që mban emrin e skenës 7:AMP dhe emri i vërtetë i të cilit është Brandon Adams. Ajo thotë se lidhja e tyre përfundoi sepse ata nuk donin të njëjtën gjë dhe ndjente se partneri i saj nuk e donte aq shumë veten sa ta donte Billien mjaftueshëm.
Duke folur në dokumentarin e ri “The World’s A Little Blurry”, ajo tha se: “Dua të jem e lumtur dhe nuk doja të njëjtat gjëra si ai dhe mendoj se kjo nuk ishte e drejtë për të”.
“Nuk mendoj se duhet të jesh në lidhje e lumtur me gjëra të caktuara ndërsa personi tjetër nuk është shumë i dhënë”, tha ajo, shkruan NME.
Billie pranon se po mundohet ta dërgojë Brandonin në terapi, por këtë nuk e do ai.
Ajo thotë se nuk e ka harruar dashurinë me të dhe se ende e do.
-
Billie Eilish dhe Nat Wolff dalin në New York pas thashethemeve për lidhje romantike
-
Shenjat në duart e Billie Eilish i shqetësojnë adhuruesit
-
Billie Eilish flet rreth "përvojës së çmendur" në një lidhje romantike: Ai u zhduk
-
Billie Eilish thotë se asnjëherë s’ka qenë person i lumtur
-
Billi Eilish e befasuar që njerëzit s’i dinin preferencat e saj seksuale