Çfarë të bësh kur bashkëshorti yt shkruan këngë shumë sensuale për ty? Shndërrojeni tekstin e këngës në tatuazh në trupin tuaj!
Modelja Chrissy Teigen duket se për tatuazhin e saj të radhës, është inspiruar nga kënga e burrit të saj muzikant John Legend, “Ooh Laa”, që është pjesë e albumit të fundit të këngëtarit me titull “Bigger Love”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë martën ajo e ndau me fansat e saj në Instagram një video, ku e tregon procesin e realizimit të kësaj vepre artistike në trupin e saj.
Që të dy, Teigen dhe Legend, e ndanë të njëjtën video, derisa këngëtari e ka shoqëruar atë me mbishkrimin: “Chrissy e ka inspiruar këtë këngë, ndërsa kjo këngë ishte inspirim për tatuazhin e ri të Chrissyt”.
Në këtë video çifti i famshëm i showbizit gjithashtu dëgjohet duke diskutuar rreth momentit të parë që e kanë dëgjuar këngën së bashku, derisa artisti i tatuazheve, Winter Stone, e punon atë me shumë delikatesë në mes të shpinës së Teigenit.