Showbiz

Rihanna dhe A$AP Rocky janë në lidhje dashurie

Këngëtarja e hitit “Love on the Brain”, Rihanna dhe ylli i muzikës hip-hop, A$AP Rocky, që të dy 32-vjeçarë, ishin komentuar se janë në lidhje romantike qysh në janar të këtij viti, pasi dyshja e famshme e kishte ndarë bashkë një dhomë hoteli në New York.

Ndërkaq, së fundmi gazeta “New York Post” e ka postuar lajmin se të shtunën më 28 nëntor, Rihanna dhe Rocky, janë parë së bashku në një darkë me miqtë e tyre.

Dhe më pas, një burim i afërt i këngëtares e ka konfirmuar lajmin për revistën “People”, se bukuroshja nga Barbadosi dhe ylli i hitit “Praise the Lord” janë në lidhje dashurie.

“Ata e kanë ndarë një dhomë hoteli së bashku gjatë një udhëtimi në New York. Sidoqoftë, Rihanna heziton ta emërojë raportin mes tyre, sidomos pas një kohe kaq të shkurtër nga ndarja me Hassanin. Ata po e shijojnë kohën me njëri-tjetrin, dhe po i marrin gjërat shtruar. Lidhja e tyre është shumë spontane dhe Riri nuk po mendon nëse ka të ardhme me Rockyn. Ajo është një grua beqare e cila sapo ka dalë nga një lidhje e gjatë, dhje thjeshtë po kërkon të argëtohet”.

Një romancë e mundshme e Rihannas me A$AP Rockyn ishte përfolur në media, pak kohë pasi këngëtarja i dha fund lidhjes me miliarderin Hassan Jameel, në janar të këtij viti. Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe miliarderi Jameel, e kishin filluar lidhjen e tyre në qershor të vitit 2017, por kanë vendor të ndahen pas tri vjetësh së bashku, transmeton Koha.

A$AP and Rihanna njihen për një kohë të gjatë. Madje reperi i njohur e kishte shoqëruar këngëtaren në turneun e vitit 2013, “Diamonds World Tour”.

A$AP Rocky në të kaluarën kishte qenë në lidhje dashurie me modelen Kendall Jenner, ndërsa Rihanna e cila tregohet shumë e kujdesshme për jetën e saj personale, njihet për lidhjen problematike me këngëtarin, Chris Brown.