Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rihanna dhe A$AP Rocky po mendojnë të fejohen

Rihanna është shumë e lumtur me të dashurin e saj, A$AP Rocky, dhe një zyrtarizim i romancës së tyre mund të ndodhë shumë shpejtë.

Një burim i afërt me çiftin ka thënë për US Weekly se ata janë marrëzisht të dashuruar se shumë shpejt edhe mund të fejohen.

“Këta të dy janë tepër të dashuruar dhe është e vërtetë se ka shumë lëvizje në marrëdhënien e tyre aq sa po mendohet edhe për fejesë”, ka thënë burimi.

Këngëtarja e hitit "Umbrella", 33 vjeç dhe reperi, 32 vjeç, janë seriozë në lidhje, por të dashurit e saj shpresojnë që ajo të kurorëzojë së shpejti dashurinë.

“Ata janë shumë të hapur me miqtë për raportin që kanë dhe theksojnë vazhdimisht se ajo që po kalojnë së bashku, nuk e kanë përjetuar asnjëherë me askë tjetër. Ata nuk kanë nevojë për një copë letër për të qenë të lumtur, mirëpo familja e Ririt, e sidomos nëna e saj, dëshiron që ta shohë të martuar”, ka vazhduar burimi.

Në maj të këtij viti është konfirmuar se A$AP Rocky është në lidhje me këngëtaren nga Barbadosi, pasi gjatë një interviste për GQ e kishte quajtur atë “dashuria e jetës sime” dhe “gruaja ime”.