Reperi i njohur amerikan, ASAP Rocky, nuk ka harruar se nga vjen.
Tani që jeta e tij ka ndryshuar falë famës së fituar në botën e muzikës, reperi nuk ka harruar të kaluarën e tij andaj ka vendosur që t’i dhurojë ndihma ushqimore strehimores, në të cilën ka jetuar dikur, kanë shkruar të enjten mediat ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI nominuari i dyfishtë për çmimin “Grammy”, u shërbeu ushqime 83 familjeve, përfshirë në këtë mes 111 fëmijë.
Me këtë rast, Rocky u është përmbajtur rregullave kundër pandemisë COVID-19, duke respektuar distancën sociale dhe duke bartur maskë mbrojtëse.
Ky veprim i tij u komentua shumë në media, meqë Rocky dhe nëna e tij, Renee Black, kishin jetuar në strehimore gjatë fillimit të viteve 2000.
ASAP dhe nëna e tij besohet se kanë qenë përfitues të shërbimeve për të pastrehët dhe se kjo ishte një prej arsyeve kryesore pse reperi donte të merrte pjesë dhe t’i kthehej vendit, që u siguroi atyre një shtëpi të përkohshme, në kohën kur ata kishin më së shumti nevojë.