Emrat më të mëdhenj të muzikës latine u bënë bashkë kryesisht në formë virtuale, për ta shënuar edicionin e 21-të të ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve “Latin Grammy Awards”.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit kjo ngjarje u organizua në formë më ndryshe, derisa shou mbante titullin “Music Makes Us Human”, transmeton Koha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE transmetuar drejtpërdrejt nga Miami, ndër yjet të cilët e hijeshuan skenën virtuale të ceremonisë ishin, Mark Anthony, Pitbull, Ricky Martin dhe të tjerë.
Ndër fituesit kryesor të mbrëmjes ishin: Alejandro Sanz i cili për të dytin vit radhazi u nderua me çmimin “Incizimi më i mirë i vitit”, për hitin e tij “Contigo”, J Balvin, e fitoi çmimin “Albumi më i mirë urban” për incizimin e tij “Colores”, Natalia Lafourcade u shpërblye me çmimin “Albumi më i mirë i vitit” për “Un canto por Mexico”, Rosalia e nderua me çmimin “Kënga më e mirë urbane”, Bad Bunny e fitoi shpërblimin “Performanca më e mirë reggaeton” për hitin e tij “Yo Perreo Solo”, dhe Mike Bahia e fitoi shpërblimin “Artisti më i mirë i ri”.
Këngëtarët Victor Manuelle, Carlos Rivera, Ana Brenda Contreras dhe aktorja Yalitza Aparicio, ishin prezantuesit e ceremonisë sivjet. Derisa, këngëtarja spanjolle Natalia Jimenez gjatë mbrëmjes e nderoi legjendën e muzikës spanjolle, Julio Iglesias.