DJ-i i njohur David Guetta ka thënë se koha e izolimit shkaku i pandemisë së koronavirusit i ka ndihmuar shumë që ta shfaqë kreativitetin e tij.
Dy ditë para performancës së tij në “MTV Europe Music Awards”, e cila sivjet do të mbahet në formë virtuale, Guetta ka thënë se izolimi ia ka reduktuar natyrën stresuese të punës në studio.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bëja muzikë çdo ditë, të cilën nuk e bëja shpesh, sepse gjatë tërë kohës isha në turne. Tani po bëj muzikë për qejfi ashtu siç bëja kur isha 17-vjeçar dhe është gjë e mrekullueshme”, ka thënë Guetta.
I nominuari për çmimin për Muzikën më të mirë elektronike, performancën e tij për “MTV Europe Music Awards” e ka realizuar nga Budapesti.
Ai ka thënë se performanca ishte e mrekullueshme dhe se ka mbetur i mahnitur me të.
Që prej muajit mars artisti francez ka realizuar disa performanca virtuale, përfshirë dy koncerte nga Miami dhe New Yorku, me të cilat mblodhi 1.5 milionë dollarë.
Kur ka folur për performancat virtuale, Guetta ka pranuar se i mungojnë koncertet me prani fizike.
“Performancat virtuale janë shumë të mira, por nuk janë e njëjta gjë si kur ke para vetes njerëzit dhe lidhesh me ta. Prandaj më mungon kjo lloj lidhjeje”, ka thënë Guetta.
Ai njihet për bashkëpunimet e suksesshme në dy dekadat e fundit me artistë si Akon, Nicki Minaj dhe Kelly Rowland.