Showbiz

David Guetta ka mjaftueshëm këngë të reja për dhjetë vjetët e ardhshme

Ylli i hitit “Titanium”, David Guetta, e ka shmangur daljen nga shtëpia e tij në Ibiza gjatë muajve të fundit, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Duke qenë se klubet e natës në qytetin turistik vazhdojnë të jenë të mbyllura, DJ dhe producenti i njohur muzikor ka vendosur të fokusohet në shkrimin e këngëve të reja.

Kështu ai ka arritur të jetë aq kreativ në punë, sa ka krijuar mjaftueshëm muzikë për dhjetë vjetët e ardhshme, transmeton Koha.

Për gazetën “Daily Star”, Guetta citohet të ketë thënë: “Në Ibiza nuk ka fare atmosferë festash apo organizime. Klubet e natës nuk punojnë tash e sa muaj, prandaj unë e kam shfrytëzuar këtë mundësi të qëndrojë në shtëpi dhe të krijojë muzikë të re. Por, po shoh diçka pozitive nga gjithë kjo situatë e krijuar nga pandemia, ngase kurrë më parë nuk kam qenë kaq kreativ në punë dhe po krijojë këngë njëra pas tjetrës. Tani kam mbledhur mjaftueshëm materiale sa për dhjetë vjetët e ardhshme.”

Guetta tutje ka treguar se e ka shfrytëzuar aplikacionin Zoom për t’ia dërguar idetë e tij artistëve dhe tekstshkruesve me të cilët është duke punuar. Ai gjithashtu e pranoi se nuk mendon të kthehet në skenë deri kah fundi i marsit të vitit 2021.

Producenti 52-vjeçar e ka mirëpritur këtë shkëputje nga koncertet dhe udhëtimet anembanë globit, kur detyrohej ta balancojë punën rreth krijimit të këngëve të reja me udhëtimet e vazhdueshme.

Kënga e fundit e David Guettas erdhi në bashkëpunim me këngëtaren Sia, dhe e mban titullin “Let's Love”.