Modelja Sofia Jirau me sindromin Down është ylli që është bërë pjesë në kampanjën e Victoria’s Secret. 24-vjeçarja nga Puerto Rico po bën historinë, shkruan USMagazine.
Pas lansimit të koleksionit, Jirau ka publikuar në rrjetin social Instagram të brendshmet e markës, teksa është shfaqur si modelja “pa limite”.
“Një ditë ëndërrova për këtë, punova për të dhe sot ëndrra u bë realitet”, ka thënë ajo. “Më në fund mund t’ua them sekretin tim më të madh. Unë jam modelja e parë me sindromin Down në Victoria’s Secret”.

Modelja ka marrë mbështetje nga admiruesit e saj.
Krahas Jiraut, kampanja paraqiti edhe 17 gra të tjera me mosha dhe profile të ndryshme. Hailey Baldëin, Adut Akech, Taylor Hill, Valentina Sampaio dhe Paloma Elsesser ishin në mesin e tyre.
-
Modelja me sindromën Down nënshkruan kontratë me një kompani të madhe
-
Adriana Lima i mbështet vajzat e saj në ndjekjen e ëndrrave për t’u bërë të famshme
-
Dokumentari i Victoria Beckhamit do të shpërfaqë detaje që deri tash nuk janë ditur
-
Victoria Beckham nënshkruan marrëveshje 10-vjeçare me Safilo Group
-
Fëmija i Robert De Niros, Airyn, del hapur si transgjinore