Një vajzë me sindromën Down sapo ka nënshkruar kontratë me një agjenci të madhe modelimi, pasi ka ndjekur hapat e kushërirës së saj modele.
Beth Matthews, 22 vjeç, nga Swansea, Uells, vendosi të merrej me modeling pasi pa kushërirën e saj, Ellie Goldstein, e cila gjithashtu ka sindromën Down, duke përfaqësuar Guccin në një fushatë.
Ajo ka nënshkruar me Zebedee, të njëjtën agjenci modelimi gjithëpërfshirëse si kushërira Ellie.
Rruga e Beth-it drejt modelingut filloi kur familja e saj filloi të kërkonte mundësi, pasi vuri re një kërkesë më të madhe për personat me aftësi të kufizuara vitet e fundit.
Nëna e Beth-it, Fiona Matthews, ka thënë se që nga fillimi i modelingut, vajza e saj 22-vjeçare ka lulëzuar dhe vetëm gjysmë ore në fotosesionin e saj të parë, ajo dukej “bsolutisht e mahnitshme”.
Edhe
24-vjeçarja bëhet modelja e parë me sindromin Down e Victoria’s Secret
“Revolucioni i gjithëpërfshirjes po ndodh më në fund, dhe jam shumë e kënaqur që vajza ime do të jetë pjesë e tij”, ka thënë ajo për BBC.
Fiona ka thënë se kur Beth ka lindur, ishte një “përvojë negative” sepse familjes iu tha se jeta e tyre do të ishte e vështirë, por ajo thotë se ka ndodhur e kundërta.
Ndërkohë, përfaqësuesja e agjencisë së modelimit Zebedee, Ella Singleton-Redmond ka thënë se në debatet e fundit mbi diversitetin, aftësia e kufizuar shpesh lihej jashtë si një temë me interes.
Ajo tha se Beth është brilante para kamerës dhe në portofolin e saj, të realizuar nga fotografi Graham Smith.
Edhe
Kate Moss është në bisedime për një dokumentar me Netflixin
Ella tha se synimi i tyre si kompani është që të sigurohen që pjesa tjetër e mediave të bëjë të njëjtën gjë dhe të përfaqësojë siç duhet popullatën.
{gallery}