Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Adriana Lima i mbështet vajzat e saj në ndjekjen e ëndrrave për t’u bërë të famshme

Adriana Lima me vajzat e saj, Valentina dhe Sienna në kampanjën e brendit “Victoria’s Secret” për Ditën e Nënës. Fotografuar nga Zoey Grossman

Adriana Lima me vajzat e saj, Valentina dhe Sienna në kampanjën e brendit “Victoria’s Secret” për Ditën e Nënës. Fotografuar nga Zoey Grossman

Modelja e njohur, Adriana Lima, ka treguar hapur mendimin për vajzat e saj që mund të ndjekin karrierë në botën e spektaklit.

44-vjeçja, modele e njohur e brendit të veshjeve të brendshme “Victoria’s Secret” është bashkuar me vajzat e saj, Valentina, 16 vjeçe dhe Sienna 13 vjeçe, në fushatën e re “Modeled After Mom”, dhe ka folur për ëndrrat e tyre për t’u bërë aktore dhe modele.

“Unë gjithmonë u them se çfarëdo që i bën të lumtura, do t’i mbështes plotësisht. E kam parë industrinë, i njoh të gjithë dhe ndihem e sigurt. Ndihem e qetë për to. Nëse nuk ndryshojnë mendje, ndoshta mund të punojnë edhe bashkë. Për sa kohë që duan të jenë në këtë industri, ne i mbështesim. Dhe nëse duan të ndryshojnë drejtim dhe të bëjnë diçka tjetër, është gjithashtu në rregull”, ka thënë Lima në një intervistë për People.

Adriana Lima me vajzat e saj, Valentina dhe Sienna në kampanjën e brendit “Victoria’s Secret” për Ditën e Nënës. Fotografuar nga Zoey Grossman

Ajo ka dy vajzat me ish-bashkëshortin Marko Jarić, ndërsa ka edhe një djalë trevjeçar, Cyan, me bashkëshortin Andre Lemmers.

Ajo e ka përshkruar përvojën e punës me vajzat në këtë fushatë si një ëndërr.

Edhe Anya Taylor-Joy: E kam mbrojtur veten shumë nga fama Showbiz Anya Taylor-Joy: E kam mbrojtur veten shumë nga fama

“Jam e plotësuar si nënë… Të kemi këtë mundësi së bashku në një set fotografik ishte vërtet magjike. Ishte një moment shumë i veçantë, sidomos për Ditën e Nënës. Është një ditë që nuk do ta harroj kurrë, dhe besoj se as ato. Ishte seti i tyre i parë profesional”, ka thënë ylli.

Adriana Lima me vajzat e saj, Valentina dhe Sienna në kampanjën e brendit “Victoria’s Secret” për Ditën e Nënës. Fotografuar nga Zoey Grossman

Lima ka kujtuar se ajo vetë filloi të punonte për “Victoria’s Secret” në vitin 1999, kur ishte vetëm 18 vjeçe, dhe u shpreh e lumtur që po e ndan këtë përvojë me vajzat e saj.

Ajo shtoi me humor se nuk u dha shumë këshilla gjatë fotosesionit.

“Mendoj se fotografia jonë e preferuar është ajo ku jemi të shtrira në divan. Unë jam poshtë, Valentina sipër meje dhe Sienna mbi ne, si një ‘sanduiç’ nënë-vajza. Dhe në fakt ne e bëjmë këtë edhe në shtëpi. Familja jonë është shtatë anëtarëshe, kështu që e bëjmë shpesh këtë, të gjithë mbi bashkëshortin tim”, ka thënë ajo.

Edhe Rihanna, frymëzimi që vazhdon të magjepsë botën Showbiz Rihanna, frymëzimi që vazhdon të magjepsë botën
Adriana Lima me vajzat e saj, Valentina dhe Sienna në kampanjën e brendit “Victoria’s Secret” për Ditën e Nënës. Fotografuar nga Zoey Grossman

Ajo kishte lënë të kuptohej edhe më herët se vajzat e saj janë të interesuara për modën.

“Në fakt, ato më japin sugjerime për modën. Më thonë: ‘Mami, a mund të të bëj grimin sot? Mami, a mund të zgjedh veshjen tënde?’ Ato më mbajnë të përditësuar… e bëjnë këtë për mua”, pati thënë ajo në një intervistë për People në vitin 2023.